Fabregas pranon se është në situatë të vështire tek Chelsea

Fabregas pranon se është në situatë të vështire tek Chelsea

Mesfushori Cesc Fabregas ka pranuar se është duke kaluar në një situatë të vështirë tek Chelsea, që kur në klub erdhi trajneri Antonio Conte.

“Është situatë e re për karrierën time pas 13 viteve që kam luajtur tërë kohën për klube por edhe për kombëtare.  Dhe nuk është e lehtë – nuk e mohoj.  Por, gjëja e fundit që do të bëjë është që të ankohem e të dorëzohem,” ka thënë ai, njofton Sky Sports.

Ai ka thënë se gjatë ushtrimeve është duke u ndjerë si një djalosh i ri, që me çdo kusht dëshiron të zë vend në ekip.

“Trajneri meriton respekt sepse ai dëshiron që të fitojë dhe nesë nuk më fut në lojë ka një arsye.  Shpresoj që të bëjë atë të kuptoj që e meritoj të luaj,” ka thënë Cesc.

Mediat kanë raportuar se ai mund të huazohet në Itali gjatë janarit./Insajderi.com