“Exit poll”-ët këtë vit kanë qenë me rrezik të lartë. I njëjti gjatë zgjedhjeve në Prishtinë kishte bërë huqje të konsiderueshme
Rivotimi në Istog, pas anulimit të balotazhit të rregullt, ka përfunduar në orën 19:00, dhe tani ka ngelur vetëm numërimi i votave, për të përcaktuar se kush do të qeverisë me këtë komunë në katër vitet e ardhshme.
Gjatë ditës së votimit në këtë komunë është zhvilluar një ankete me votues.
Një “exit poll” i kryer nga ‘HOP’, që e ka udhëhequr sociologu Fisnik Halimi, ka nxjerrë fitues kandidatin e LDK’së, Haki Rugova.
Rugova sipas këtij “exit poll”-i, Rugova ka fituar 53.7 për qind të votave, kundrejt Gani Dreshajt të AAK’së, që ka arritur të marrë 46.3 për qind të votave.