Exit Poll: VV partia e parë në Prishtinë, PDK përjeton debakël

Exit Poll: VV partia e parë në Prishtinë, PDK përjeton debakël

Lëvizja Vetëvendosje edhe pse nuk ka fituar pa balotazh në garën për kryetar, si duket ka fituar si partia e parë në kryeqytet. Sipas rezultateve të Exit Poll-it në Klan Kosova për garën e Kuvendit Komunal, VV ka arritur të marrë 39 për qind të votave.

Sipas rezultateve zyrtare të vitit 2013, kishte 20.15 për qind të votave.

LDK-ja e cila në zgjedhjet e 2013-s kishte 36.94 për qind të votave, në këto zgjedhje sipas “exit poll” ka marrë vetëm 29.1 për qind. E PDK-ja e cila kishte marrë 15.4 për qind të votave, këtë vit ka marrë vetëm 10.1 për qind të votave.

Sipas exit poll-it të Klan Kosovës, AKR ka marrë 8 për qind të votave, AAK, 6.8 dhe NISMA 2.8