Exit-poll i RTK-së jep një rezultat tjetër për Prishtinën

19.11.2017 20:00
Exit-poll i RTK-së jep një rezultat tjetër për Prishtinën

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka realizuar një exit-poll për rezultatin e balotazhit në Komunën e Prishtinës. Ky exit-poll jep një tjetër rezultat krahasuar me exit-pollin “Klan Kosova dhe Gani Bobi”.

Sipas exit-pollit të RTK-së, Shpend Ahmeti ka fituar 54 për qind të votave në Prishtinë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, exit-polli “Klan Kosova dhe Gani Bobi” rekomandoi po ashtu se Shpend Ahmeti ka fituar në Prishtinë. Por, ky exit-poll bëri të ditur se Ahmeti ka fituar 52 për qind.

Në garë ndaj Ahmetit të VV-së, në Prishtinë ka qenë edhe Arban Abrashi i LDK-së. /Insajderi.com