Reshjet e dendura të dëborës kanë paralizuar Europën Veriore. Viktima e parë është shënuar në Gjermani.

<" />

Evropa Veriore mbulohet nga bora

Evropa Veriore mbulohet nga bora

Reshjet e dendura të dëborës kanë paralizuar Europën Veriore. Viktima e parë është shënuar në Gjermani.

Një burrë humbi jetën në një aksident rrugor në qytetin verior të Kukshavenit për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë nga ngricat dhe dëbora në autostrada. Me dhjetëra janë të plagosurit.

Vetëm në Bavari janë regjistruar 133 aksidente gjatë 24 orëve të fundit. Probleme edhe në Britaninë e Madhe. Në vetëm pak orë dëbora arriti një nivel maksimal prej 30 centimetrash.

Dëbora ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e automjeteve në Londër dhe qytete të tjera të vendit. Policia u kërkoi qytetarëve të shmangin qarkullimin me automjete sa më shumë të jetë e mundur në autostrada, pasi u rrezikohet jeta. Brigjet në jug të Britanisë dhe veri të Francës janë përfshirë nga stuhi të forta.

Dallgët e forta që arrinin disa ballë zhvendosën drejtë cektësisë një traget të madh të ankoruar në portin e Kalesë në Francë. Autoritetet ndërhynë për tu ardhur në ndihmë 200 pasagjerëve që ndodheshin në bord gati për tu nisur.

Dëbora ka mbuluar edhe veriun e Francës. Në të tre vendet ka pasur vonesa si në qarkullimin e trenave ashtu edhe në transportin ajror. Probleme janë shënuar edhe në disa krahina të Italisë.