Evra shqelmon në kokë tifozin e Marsejës

Evra shqelmon në kokë tifozin e Marsejës

Patris Evra njihet për karakterin e tij të çuditshëm, gjë që e shpreh edhe nëpërmjet videove që filmon po vetë. Por mbrëm, në ndeshjen e Marsejës përballë Guimaraesh, francezi është bërë protagonist, për keq, duke i dhënë një shkelm kokës, një tifozi të Marsejës.

Është ende e paqartë arsyeja e këtij sherri, por mësohet se tifozët pasi kanë ofenduar disa momente Evran para se të niste ndeshja, kanë gjetur edhe një shteg për tu afruar me fushën e lojës, dhe aty nervat nuk kanë mbajtur më.

Pak ditë më parë, Evra u bë protagonist po ashtu me një video që i kushtoi festës së Hallouinit, i lyer me gjak dhe me një shpatë në dorë.