Eurodeputetja Fajon: Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës

Eurodeputetja Fajon: Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës

Deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka thënë se së shpejti do të bëhet realitet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pas ratifikimit të Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit meMalin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Fajon, përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se Kosova ka kaluar sot një pengesë të rëndësishme për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Shumë e lumtur për lajmet pozitive nga #Kosova për marrëveshjen e demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëj çmos që liberalizimi i vizave të bëhet realitet së shpejti! #Kosova nuk ka qenë kurrë më pranë Evropës”, ka shkruar Fajon. /Insajderi.com