EULEX vazhdon të thotë se e ka me prioritet fatin e të zhdukurve

EULEX vazhdon të thotë se e ka me prioritet fatin e të zhdukurve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zhdukurve, EULEX-i e kujton tragjedinë e atyre që u zhdukën si dhe plojën e familjeve të tyre.

Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, ka thënë se dëshiron t’i ofroj përkrahjen e saj për familjet të cilat ende presin të marrin vesh se cfarë ka ndodhur për me të dashurit e tyre.

“Kjo është një çështje e cila i ka prekur shumë familje këtu në Kosovë dhe në rajon, prandaj ajo vazhdon të jetë një prej prioriteteve kryesore të EULEX-it. Ndërsa natyra e procesit të identifikimit është e ndjeshme, e komplikuar dhe që kërkon kohë, është shumë me rëndësi që ai të vazhdojë në mënyrë që familjet të gjejnë përgjigjet për fatin e të pagjeturve,” tha Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou.

EULEX-i ka kontribuar në kërkimet e Kosovës për të pagjeturit me një ekip të ekspertëve mjekoligjorë të cilët punojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës në përpjekjet intensive për zbulimin e fatit të pagjeturve.  Paralelisht me këtë, përgjatë viteve të kaluara, EULEX-i e ka trajnuar ekipin vendas për punë në terren për mënyrën e kryerjes së vlerësimeve të lokacioneve dhe për zhvarrimet.

Në kuadër të angazhimeve të EULEX-it për fuqizimin e kapaciteteve vendase, dy mjekë vendas e kanë përfunduar një kurs “online” për antropologji mjekoligjore nga Universiteti i Leicesterit si dhe janë trajnuar në vendin e tyre të punës për kërkimin e personave të pagjetur.

Prej muajit shtator 2016, ekspertët mjekoligjorë të EULEX-it janë duke i shfrytëzuar Sistemet e Informatave Gjeografike dhe modelet e parashikimit në nivelin mikro-shkallor si pjesë e angazhimeve të tyre për zbulimin e fatit të zhdukurve. Po ashtu, EULEX-i u ka bërë analiza të thukëta dosjeve për t’i krahasuar mostrat e gjakut të familjeve të secilit person të pagjetur.  Rezultatet paraprake tashmë kanë treguar një proces të suksesshëm.

“Përfundimisht, EULEX-i është këtu që t’u ndihmojë institucioneve të Kosovës që t’i gjejnë të pagjeturit me ato mjete dhe mundësi që i kemi.  Prandaj, për aq kohë sa do të jemi këtu, ne nuk do të dorëzohemi kurrë,” tha Papadopoulou.