EULEX-i i shpreh ngushëllime familjes dhe popullit kosovar për vdekjen e Rexhepit

EULEX-i i shpreh ngushëllime familjes dhe popullit kosovar për vdekjen e Rexhepit

Përmes një postimi në Facebook EULEX-i, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“EULEX-i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së ish-kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe popullit të Kosovës të cilëve ai u ka shërbyer me besnikëri”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë sot në moshën 63 vjecare, pas një sëmundje të rëndë në një spital në Turqi. /Insajderi.com