EULEX-i, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në sfidat e sundimit të ligjit

Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u takua sot me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, të colët kanë diskutuar për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.

EULEX-i, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në sfidat e sundimit të ligjit

Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën për media të EULEX-it.

Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it./Insajderi.com