EULEX dënon sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri

EULEX dënon sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri

Misioni i EULEX në Kosovë, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.Përmes një reagimi, OSBE e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

“EULEX dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Parim Ollurit. EULEX i dëshiron shërimin  sa më të shpejt dhe një hetim të shpejtë në këtë incident”, thuhet në reagimin e tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 afër banesës së tij, nga tre persona.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa Olluri ka marr lëndime të lehta trupore. /Insajderi.com