EULEX beson në “rikthimin e integritetit të punonjësve” të këtij misioni

EULEX beson në “rikthimin e integritetit të punonjësve” të këtij misioni

Misioni i EULEX-it dhe Zyra e BE-së kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët nëpërmjet së cilës kanë shprehur kënaqësinë që kanë pushuar hetimet penale ndaj ish-gjyqtarit të EULEX-it Franesco Florit.

“Ne e mirëpresim faktin se ndaj këtij rasti të pretendimeve për korrupsion brenda EULEX-it janë zhvilluar hetime të thukëta nga një ekip i përzier i prokurorëve i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror vendas”, thuhet në komunikatë për media.

Përmes kësaj komunikate, EULEX ka thënë se provat e mbledhura përgjatë këtyre hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it Francesco Florit nuk ka kryer ndonjë vepër gjatë kryerjes së detyrave të tij.

“Ne shprehim kënaqësinë që Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës e ka theksuar qartë se në bazë të provave, gjyqtari i EULEX-it Florit nuk e ka kryer veprën penale të kërkimit apo marrje të ryshfetit”, thuhet në komunikatë.

Misioni EULEX dhe Zyra e BE/PSBE besojnë në rikthimin e plotë të integritetit të ish-punonjësve dhe punonjësve aktualë të EULEX-it./Insajderi,.c