kosovari 59-vjeçar që jeton në Zvicër që kishte kryer marrëdhënie seksuale disa herë me " />

Etnologu shpjegon traditën e shqiptarëve për seks me kafshët

Etnologu shpjegon traditën e shqiptarëve për seks me kafshët

Rasti i një kosovari 59-vjeçar që jeton në Zvicër që kishte kryer marrëdhënie seksuale disa herë me një lopë ka tronditur njerëzit së fundmi.

Gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe e shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e bujkut.

Ndërsa, gjatë periudhave të ndryshme të historisë flitet se njerëzit kanë shfryer epshet e tyre tek këto kafshë, gjë të cilën e shpjegon profesori i etnologjisë, Sabahudin Cena.

Etnologu Cena tregon për veprimet e çobanëve kur ishte në moshë shumë të re, dhe shpjegon traditën e shqiptarëve të marrëdhënieve seksuale me kafshë.

“Bile përlaheshim se cili e ka gomaricën më të mirë. Sot ju e keni kollaj midis Prishtine keni femra sa të doni”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Ta vjedhshin gomareshën e nuk e shihshe për 24 orë”, tregon Cena, duke thënë se kishte një gomaricë të bukur të cilën ia merrnin çobanët e fshatit.

“Për vete i kam pasur dy gomarica. Njëra i ka pasur këmbët e larme, ou… krejt çobania e dojshin edhe ma merrnin. Kam qarë si fëmijë, më është dhimbsur, e kam kuptuar si xheloz”, shprehet etnologu.

Por, për dallim nga ajo kohë Cena këto raste në ditët e sotme i sheh si absurditet.

Ndërsa ai thotë se këtyre akteve u këndohet edhe këngë popullore, siç është kënga e Rexhës.

“Po vijnë krushqit rrethit të malit, Rexha i nanës n’grazhd e kalit”.

E ky akt sipas organizatave për mbrojtjen e kafshëve, siç është “Të Bashkuar për Kafshët”, cilësohet si përdhunim dhe prandaj edhe duhet të ketë dënime me burg.

Driton Gusia nga “Të bashkuar për Kafshët” thotë se në Kosovë nuk ka ligj që sanksionon abuzimin seksual me kafshë.

“Jemi mësuar të i shohim kafshët si diçka më pak, diçka për t’i shfrytëzuar e vrarë, e keqpërdorur se si na përshtatet neve pa marrë kurrfarë përgjegjësie”, shprehet Gusia për Klan Kosovën.

Aktet e tilla sipas Hajrullah Fejzës, doktor shkence i seksologjisë, janë devijime që vijnë ose nga probleme të mëhershme ose mungesa e partnerit.

“Ta bësh një eksperiment në fëmijëri, i vjen përsëri ta përsërisë në një moshë të caktuar atë. Mundet me qenë pasojë e ndonjë abuzimi seksual në faza të ndryshme të jetës”, thotë Fejza.

Ndonëse marrëdhëniet me kafshë mund të jenë të rrezikshme Fejza thotë se disa vende kanë gjetur zgjidhjen për këtë problem.

“Disa shtete të Amerikës, Suedi, Danimarkë, Belgjikë, Gjermani, ka bordele që ofrojnë seks me kafshë. Në vendet arabe si në Liban lejohet me pasë marrëdhënie seksuale me dhinë e delen në raste kur ka mungesë të femrave përreth”, tregon ai. /Insajderi.com