“Etno Fest” fillon të mërkurën

Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale “Etno Fest”, do të fillojë të mërkurën me 14 shtator.

“Etno Fest” fillon të mërkurën

“Etno Fest” organizohet për të gjashtën herë radhazi në fshatin Kukaj.

Ai është shtyrë dy herë, por që organizatorët e festivalit e kanë konfirmuar se festivali do të fillojë më 14 shtator dhe do të zgjasë deri me 17 shtator, njofton KultPlus.

Në këtë festival do të ketë ekspozita nga shumë artistë tanë të njohur. Gjithashtu ky festival mirëpret edhe shumë artistë nga Shqipëria./Insajderi.com