Estonia merr presidencën e BE-së pas daljes së Britanisë

Estonia merr presidencën e BE-së pas daljes së Britanisë

Estonia do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në fund të vitit 2017, pasi Britania ka shpallur se largohet nga BE-ja, ka njoftuar mbrëmë vonë Bashkimi Evropian.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një “marrëveshje të gjerë” më 20 korrik, që presidenca e Estonisë të bëhet 6 muaj më herët sesa ishte planifikuar në vend të Britanisë, ka thënë një zëdhënës i presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, raporton rel.

Në njoftimin e mbrëmshëm thuhet se ky vendim është formalizuar.

Aktualisht, kryesuese e Bashkimit Evropian është Sllovakia, ndërsa në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kryesuese do të jetë Malta.