Estonezët “tallen” me përfaqësuesen e Kosovës: Miqësore me fatkeqësi

Estonezët “tallen” me përfaqësuesen e Kosovës: Miqësore me fatkeqësi

Humbja me rezultat të thellë e përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Austrisë në miqësoren e zhvilluar dje në Kapfenberg, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediet estoneze. Esotnia do të jetë kundërshtar i Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, që fillojnë muajin e ardhshëm.

Kosova u mposht me rezultat 74:49 nga Austria në ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e amerikanit Brad Greenberg.

“Kosova zhvilloi ndeshjen miqësore që përfundoi me fatkeqësi”, shkruan mediumi estonez Sport Delfi, derisa shkruan se as ardhja e trajnerit amerikan Brad Greenberg nuk i ka kryer punë përfaqësueses kosovare.

Mediumi estonez shkruan se Kosova nuk do të ketë në kualifikime basketbollistin e natyralizuar, amerikanin Justin Doellman.

Kosova e kishte zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Estonisë vitin e kaluar, por këtë vit kosovarët do ta kenë përballë Estoninë në kualifikueset për Kupën e Botës “Kina 2018”. /Insajderi.com