Eskorta e Trumpit e tejkalon në trafik, çiklistja bën gjest të pazakontë (Foto)

Eskorta e Trumpit e tejkalon në trafik, çiklistja bën gjest të pazakontë (Foto)

Presidentët zakonisht përshëndeten dhe respektohen por, një gjë e tillë nuk ndodhi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Një çikliste në Virxhinia, shfaqi shumë qartë ndjenjat e saj ndaj të parit të shtetit më të fuqishëm në botë, ndërsa i tregoi gishtin e mesit Presidentit Trump, njofton Klan Kosova.

Arsyeja e këtij gjesti, ishte se në ato momente, eskorta e Presidentit amerikan Donald Trump, e kishte parakaluar gruan çikliste ndërsa fotografia e momentit mori dhenë me tu ndarë me opinionin në rrjetet sociale.

Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi në periferi të Washington DC,  teksa u bë e ditur se autokolona e presidentit amerikane kaloi edhe dy këmbësorë të tjerë njëri prej të cilëve këtë veprim e kishte cilësuar si një bravo!

Tutje pas këtij parakalimi, raportohet se arrin çiklistja e që për tejkalimin e saj ajo e përshëndeti duke i ngritur Presidentit Trump dhe stafit të tij të këtij udhëtimi, gishtin e saj të mesit, teksa në rrjetet sociale ajo tashmë po konsiderohet si heroina e vitit dhe heroina 2020.