Eskorta e presidentit Thaçi aksidentohet në Drenas

Eskorta e presidentit Thaçi aksidentohet në Drenas

Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një aksident trafiku sot rreth orës 15:00 në fshatin Komoran të Drenasit.

Rastin rreth aksidentit e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa në internet janë publikuar pamje nga aksidenti në të cilin është përfshirë eskorta e presidentit Thaçi.

Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën X5, nuk është raportuar për të lënduar, shkruan portali Indeksonline.