Eskalon situata në Podujevë – sulmon vëllanë se bashku me nipi, përdoret edhe arma

Eskalon situata në Podujevë – sulmon vëllanë se bashku me nipi, përdoret edhe arma

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga vëllai dhe nipi i tij me mjete të forta. E gjithë ngjarja ka ndodhur në mesditë në Podujevë, shkruan Insajderi.

Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë të revoles me gazë.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij meshkuj K-Shqiptarë. Në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com