Eskalon debati mes VV dhe LDK pas triumfit të Ahmetit në Prishtinë

Eskalon debati mes VV dhe LDK pas triumfit të Ahmetit në Prishtinë

Sekretari i Levizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha sot reagoi çuditshem pas fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Hoxha, përmes një postimi në Facbook, i “thumboi” kundërshtarët e tij politik, duke publikuar një fotografi provokuese.

“Për Beratin me zemer”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë së postuar nga ai, teksa pozicionimi i tij afër një kunji ngjalli reagimin e përfaqësuesve të LDK-së, raporton Insajderi.

Ishte Sokol Havolli, ish-këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe anëtari i Lidhjes Demokratike për Kosovën, ai i cili iu kundërpërgjigj sekretarit të VV-së.

“E kur doni me i hyp kungjit prej anës të epërme?”, shkroi Havolli në Facebook.