Eshtrat e babait të Leonora Jakupit dhe Ahmet Krasniqit kthehen në Kosovë

Eshtrat e babait të Leonora Jakupit dhe Ahmet Krasniqit kthehen në Kosovë

Eshtrat e Ahmet Krasniqit dhe Milazim Jakupit sapo janë kthyer përsëri në Kosovë. Mbetjet mortore të Krasniqit dhe Jakupit sapo kanë hyrë në Vërmicë, ndërsa pranim dorëzimi i trupave të tyre do të bëhët në ora 16:00.

Eshtrat e tyre janë zhvarrosur nga Shqipëria për tu varrosur në Kosovë. Për një veprim të tillë kryeministri Ramush Haradinaj i kishte premtuar këngëtares Leonora Jakupit e cila është vajza e Qazim Jakupit.

Haradinaj ishte zotuar para saj se do t’i kthej eshtrat e babait të saj në vendlindje, shkruan Insajderi.

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe këngëtarja, Jakupi gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se pas 20 viteve pritje eshtrat e babait të saj do të kthehen në vendlindje.

“Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteve pritje do të prehet i qetë në Kosovën e lirë Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi. Në pamundësi te ju dërgoj ftesa të gjithëve po e shfrytëzoj ketë mundësi te ju ftoj te gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”- shkruan Leonora krahas një fotoje në Instagram./Insajderi.com