“Është në natyrën njerëzore ta shtypin të rrëzuarin” – thënia e shpërndarë nga Beqir Kalludra

“Është në natyrën njerëzore ta shtypin të rrëzuarin” – thënia e shpërndarë nga Beqir Kalludra

Beqir Kalludra është kontestuar sot nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, për vendimin që si gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ai e mori sot kundër katër aktivistëve të kësaj lëvizjeje: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Gjyqtari Kalludra u kritikua nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për një vendim, të cilin, ata e quajtën të padrejtë vendimin e gjyqtarit për dënimin e katër aktivistëve të VV-së me 21 vjet burgim gjithsej.

E vet gjyqtari i këtij rasti, një muaj më parë kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook, një thënie që shpjegonte se “natyra njerëzore shtyp të rrëzuarit”.

“Është në natyrën njerëzore ta shtypin akoma më shumë të rrëzuarin”, është thënia e Eskilit, të cilën e kishte shpërndarë në profilin e tij në Facebook, Beqir Kalludra.

Sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit ndodhi në mbrëmjen e 4 gushtit të vitit të kaluar, pak kohë pasi Qeveria e dërgoi në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas hetimeve të Policisë së Kosovës, sulmi ishte bërë me mortajë dore në lëvizje me motoçikletë nga dy persona, të cilët braktisën mjetin transportues, duke e djegur atë dhe më pas ikën në këmbë në drejtim të panjohur.

Lidhur me këtë rast, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar. /Insajderi.com