A është ky fundi i dominimit të skuadrave spanjolle në Ligën e Kampionëve?

A është ky fundi i dominimit të skuadrave spanjolle në Ligën e Kampionëve?

Futbolli spanjoll është përballë një testi të vështirë: po afron fundit të dominimit në Ligën e Kampionëve.

La Liga spanjolle, e cila ka dominuar me numrin e skuadrave në fazat me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, mund të ketë vitin më të dobët në katër vitet e fundit.

Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla duhet të japin më të mirën e tyre, nëse dëshirojnë të jenë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Me Atletico Madridin e eliminuar, tre përfaqësuesit e futbollit spanjoll janë vënë përballë kundërshtarëve të vështirë në fazën e 1/8 të finales, Reali do të ndeshet me Paris Saint-Germain, Barcelona me Chelsean, derisa Sevilla përballë do të ketë Manchester Unitedin.

Për herë të parë në katër vitet e fundit, hegjemonia e klubeve të La Ligas në këtë garë duket të jetë në pikëpyetje.

Në këtë periudhë, Real Madridi ka fituar tre tituj dhe Barcelona një, derisa Atletico Madridi dy herë ka qenë finalist.

Reali gjithashtu ka qenë gjymsëfinalist shtatë herë radhazi, derisa Barcelona ka qenë në shtatë gjysmëfinale në 10 vitet e fundit.

Hera e fundit kur një çerekfinale në Ligën e Kampionëve nuk pati asnjë skuadër spanjolle, ishte para 12 viteve, kur Barcelona u eliminua gna Chelsea dhe Real Madridi nga Juventusi, në sezonin 2004/05.

Kujtojmë se pesë klube angleze ia kanë arritur të sigurojnë fazën me eliminim direkt: Chelsea, Manchester United, Manchester City, Tottenhami dhe Liverpooli. /Insajderi