“Është hera e 19-të që Ronaldo thotë se do të largohet nga Real Madridi”

“Është hera e 19-të që Ronaldo thotë se do të largohet nga Real Madridi”

Bomba erdhi gjatë mbrëmjes së hënë në programin “El Chiringuito de Jugones” që zbuloi dëshirën e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madrid.

Një thashethem që natyrisht ka tronditur botën e futbollit evropian.

I pyetur të flasë për situatën e yllit portugez te Los Blancos, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, është përgjigjur në mënyrë ironike, duke refuzuar të bëjë ndonjë koment më serioz dhe domethënës.

“Nuk e di, është hera e 19-të që Cristiano thotë se do të largohet, kështu që nuk do të komentoj më gjatë mbi këtë çështje”, e nis Tebas.

“Ai ka një kontratë e cila skadon pas shumë vitesh dhe nuk mendoj se cikli i tij ka përfunduar,” vijon lideri i ligës spanjolle gjatë një evenimenti të organizuar nga Europa Press, ku ai ka folur edhe për Lionel Messin.