BE është “më e gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok

BE është “më e gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok

Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok, tha komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Sipas tij, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në.

“Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin”, tha Hahn për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung, transmeton Reuters.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status.

BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për çështjet si kontrollimi i migrimit dhe luftimi i kërcënimeve të sigurisë.

“Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha Hahn.