Zyrtare: Erton Fejzullahu transferohet në Norvegji

Zyrtare: Erton Fejzullahu transferohet në Norvegji

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Erton Fejzullahu është transferuar sot tek skuadra norvegjeze, Sarpsborg.

Pas largimit nga skuadra kineze Dalian Transcendence, Fejzullahu ka vendosur që të transferohet në ligën e parë të Norvegjisë, raporton gazeta suedeze Expressen.se.

Transferimin e Fejzullahut në Sarpsborg e ka konfirmuar vet klubi norvegjez përmes një komunikate për medie, raporton Insajderi.

Fejzullahu ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me skuadrën përfaqësuese të Kosovës, por nuk është ftuar më pas pranimit të FFK-së në FIFA dhe UEFA.

Më parë, sulmuesi shqiptar kishte luajtur pesë ndeshje për kombëtaren e Suedisë. /Insajderi.com