Ermina Perlaskaj, edhe një mandat deputete në Parlamentin e Kroacisë

Ermina Perlaskaj, edhe një mandat deputete në Parlamentin e Kroacisë

Tashmë rezulatet preliminare të votimit nga zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kroaci kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch

Perlaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar më së shumti vota në listën e kandidatëve të pakicave.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Facebookut të Ermina Leka-Perlaskaj.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.