Ermal Meta, i treti në Sanremo të Italisë

Ermal Meta, i treti në Sanremo të Italisë

Festivali i Këngës të Sanremos ka sjellë në skenë talentin e kantautorit Ermal Meta, i lindur në Fier dhe me banim në Bari të Italisë, që në moshën 13 vjeçare.

Ai u radhit i treti, por ai ishte protagonisti i këtij viti. Pas fitores në mbrëmjen e “cover”, me një ri-interpretim drithërues të një kënge të Domenico Modugnos, ai u vlerësua me çmimin e kritikës në mbrëmjen finale, raporton albinfo.ch.

Ndër 135 kritikët e gazetarët e specializuar, 37 votuan për Ermal Metën dhe këngën e tij “Vietato Morire” (E ndaluar të vdesësh), një himn kundër dhunës në familje e një shtytje për mosbindje në këto raste.

Pas këtij suksesi, karriera e Ermal Metës, i cili ka filluar si kitarist në grupin “Ameba”, e më pas udhëheqës i “La Fame di Camilla”, do të ecë më siguri me shpejtësi më të madhe.