Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska bëhen sërish prindër

12.03.2018 20:50
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska bëhen sërish prindër

Çifti i famshëm i skenës shqiptare, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë bërë përsëri prindër.

Aktori dhe prezantuesja kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të dytë, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vet komiku i popullarizuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se kanë pritur në jetë një vajzë.

“Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhe me një vajzë”, ka shkruar Ermali në një postim në Instagram.

Ermali dhe Ami tashmë janë prindër të një djali.

Sa i përket karrierës së tyre, krahas të qenit aktor dhe këngëtar, Mamaqi është duke bërë rolin e moderatorit në emisionin e tij, Xing me Ermalin.

Nga ana tjetër, Amarda është e angazhuar më së shumti biznesin në Ami Event.