“Eriksen është mjaftueshëm i mirë që të luajë për Barcelonën”

“Eriksen është mjaftueshëm i mirë që të luajë për Barcelonën”

Legjenda daneze dhe ish-futbollisti i Barcelonës, Michael Laudrup, ka thënë se futbollisti i Tottenham-it, Christian Eriksen, është futbollist i “nivelit të Barcelonës”.

Futbollisti i ri danez është në top formë këtë stinor, duke qenë njëri prej futbollistëve kryesor tek “gjelat” e Londrës në rikthimin e skuadrës së tij si pretendent në fitimin e Premier Ligës, raporton Insajderi.

“Mendoj se është shumë e qartë se Christian Eriksen është zhvilluar në një lojtar për rëndësishëm për Tottenhamin”, tha Laudrup OMNISPORT.

Laudrup nuk ka dyshim në cilësitë e bashkëkombësit të tij, të cilin e quan futbollist të “tipit të Barcelonës” dhe që në një të ardhme të afërt do të pjekët mjaftueshëm që t’i bashkohet edhe katalanasve.

“Sa larg mund të shkojë ai? Ai është një tip i lojtarit të nivelit së Barcelonës, por nëse ai në fakt mund të arrijë tek Barcelona, do të duhet të presim dhe të shohim.

Ndoshta [presim] një vit apo dy dhe pastaj ai do të arrijë moshën e duhur, ku ai do jetë në krye të talentit dhe aftësive të tij”, deklaroi ish-trajneri i Swansea-s dhe Villareal-it.

Laudrup më tej tha se mesfushori i klubit anglez “ka një vizion të shkëlqyer, ndoshta nuk është më i shpejti por mendja e tij në lojë është shumë e shpejtë”.