Presidenti i Turqisë dhe njëherit kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se nuk do të mbajnë asnjëherë nën kulmin e partisë persona që kan�" />

Erdogani i gatshëm të largojë persona edhe nga partia e tij

Erdogani i gatshëm të largojë persona edhe nga partia e tij

Presidenti i Turqisë dhe njëherit kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se nuk do të mbajnë asnjëherë nën kulmin e partisë persona që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk do të mbajmë asnjëherë nën kulmin e partisë sonë personat që kanë lidhje me FETO-n. Sa është herët, ku të shihni se ka persona që kanë lidhje me FETO-n na njoftoni. Ne jemi të detyruar që menjëherë t’i largojmë ata”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Ai tha se në një periudhë kur bota dhe Turqia po ndryshojnë me një shpejtësi të madhe, nuk duhet lënë AK partinë në stagnim.

“Miqtë tanë menaxhues të cilët e vazhdojnë rrugën e tyre me projekte të reja, me entuziazëm që vazhdimisht ripërtërihet dhe me një dinamikë e cila gjithmonë i rrit objektivat, natyrisht që do të vazhdojnë të shërbejnë. Ndërkaq përgjegjësia jonë është që t’i vendosim anash ata që në vend se të marrin partinë mbi shpatullat e tyre dhe të ecin përpara, përpiqen që të hipin mbi kurriz të partisë”, tha Erdoğan.