Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll.<" />

Erdogan thotë se Trump shpërbleu Izraelin për të gjitha aktet terroriste

Erdogan thotë se Trump shpërbleu Izraelin për të gjitha aktet terroriste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka folur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll.

Erdogan për vendimin e Trumpit për Kudsin është shprehur se  nuk ka asnjë dispozitë vendimi për qytetin i cili aktualisht është i pushtuar”.

“Izraeli është një shtet okupator. Në të njëjtën kohë Izraeli është një shtet i terrorit. Me këtë vendim Izraeli është shpërblyer për të gjitha aktet terroriste. Ai që e dha këtë shpërblim, edhe pse i vetëm është Trumpi. U bëj thirrje vendeve që mbrojnë drejtësinë, të drejtën ndërkombëtare të njohin Kudsin si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim”, tha Erdogan.