Erdogan: Parlamenti turk vendos për dënimin me vdekje

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se në udhëtimin si AK Parti që nga periudha e vitit 2002 dhe në përpjekjet në vazhdim pandërprerë kanë qenë të bashkuar, raporton Anadolu Agency.

Erdogan: Parlamenti turk vendos për dënimin me vdekje

“Në udhëtimin që ne u nisëm si AK Parti dhe që nga periudha e vitit 2002 në përpjekjet që kanë vazhduar pandërprerë kemi qenë gjithmonë bashkë. Po të mos ishte ky bashkim i bazuar në besim dhe besnikëri, nuk të kishim mundësi të shpëtonim popullin dhe shtetin tonë as nga ngjarjet në 2007 dhe Gezi 2013, as nga tentativa e puçit më 17-25 dhjetor, as nga operacionet ndërkombtëare të cilat që prej një viti ndërmerren kundër PKK dhe DAESH-it nën kallëfin e luftës kundër terrorizmit si dhe as nga tentativa e fundit e puçit me të cilin u përballëm më 15 korrik”, deklaroi presidenti turk.

 

Erdoğan më tej tha se “Kur ky staf është i bashkuar me popullin tonë ai ka besimin, zemrën, fuqinë dhe rezistencën të përballojë jo vetëm sulmet burokratike me projekte politike por edhe makineritë më moderne të luftës”.

Presidenti Erdoğan këtë e deklaroi gjatë një fjalimi në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç nga Fondacioni i Formacionit të Vullnetarëve të Turqisë (TGTV), ku presidenti turk shprehu urimet për Kurban Bajramin për të gjithë Stambollin, Turqinë dhe të gjithë botën islame.

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë. Këta dëshmorë dhe veteranë nuk kanë luftuar së koti. Por, këta të ulët do të përgjigjen për këto”, tha Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me kreun e organizatës terroriste Fetullahçi (FETO) Fetullah Gylen, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se “Ky njeri na qënka ‘imami i universit‘ na paskësh veprimtari në 170 vende…Ka imamë në kontinente, në Turqi ka imamë të Turqisë, në qytete imamë të qyteteve, në qeveri imamë për qeverinë dhe imamë në institucionet shtetërore, kjo është një llogari e madhe por llogaritë e tijë nuk u realizuan. Dhe tani janë shpërndarë dhe ikin largohen. Ata do të largohen dhe ne do ti ndjekim”.