Erdogan: Nuk më intereson që Evropa më quan diktator

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar sot Evropën se po e nxit terrorizmin duke e përkrahur PKK-në, si dhe ka thënë se nuk i bën nëse Evropa e quan diktator për shkak se po e lufton grupin militant kurd dhe simpatizantët e tij.

Erdogan: Nuk më intereson që Evropa më quan diktator

“Evropa, si e tërë, është duke e nxitur terrorizmin. Edhe pse e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste, është e qartë… ne e shohim se si PKK-ja mund të veprojë shumë lirshëm dhe rehatshëm në Evropë,” ka thënë Erdogan, transmeton Express.

“Nuk më bën nëse më quajnë diktator apo sido. Cfarë ka rëndësi për mua është se si populli im më quan,” ka shtuar ai.

Turqia është kritikuar ndërkombëtarisht pasi që të premten arrestoi liderët e partisë pro-kurde “HDP”, e cila është partia e dytë më e madhe opozitare në Parlament, si pjesë e një hetimi ndaj terrorizmit. Qeveria turke e akuzon DHP-në se ka lidhje me PKK-në, por partia opozitare i mohon akuzat. /Insajderi.com