Erdogan “ngrin” marrëdhëniet me Amerikën nga Beogradi

Erdogan “ngrin” marrëdhëniet me Amerikën nga Beogradi

Turqia nuk e njeh më Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Turqi. Kështu ka thënë sot Presidenti turk, Regjep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Erdogan tha se zyrtarët e lartë të shtetit turk i kanë bojkotuar takimet me Ambasadorin e SHBA-ve në Turqi, John Bass.

“Ne nuk kemi rënë dakord dhe nuk jemi dakord me këtë ambasador”, tha Erdogan, përcjell Insajderi.

Ambasadori i SHBA-vë në Turqi, John Bass, së shpejti do të largohet nga Turqia pasi është emëruar si i dërguar i SHBA-ve në Afganistan.

“Ne nuk e shohim atë si përfaqësues të SHBA në Turqi,” tha Presidenti i Turqisë, në një konferencë shtypi me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Megjithëse Bass pritet të largohet nga Turqia në ditët në vijim, nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve Turqi-SHBA që Ankaraja të mos e njoh Ambasadorin e Uashingtonit. /Insajderi.com