Erdogan kritikon vendet myslimane

10.11.2017 16:58
Erdogan kritikon vendet myslimane

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot në Ankara tha se shumica e vendeve myslimane nuk brengosen për komunitetin mysliman Rohingya të ekspozuar ndaj dhunës në Mianmar.

“Të gjithë jemi dëshmitarë dhe përjetojmë ngjarjet në Mianmar, në Arakan, por a kanë të njëjtën ndjenjë partnerët e tjerë të botës islame?, Jo nuk e kanë. Këtë vit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë çështje e vendosëm në rend dite”, ka thwnw ai shkruan Erdogan.

“Për fat të keq vetëm dy presidentë ishin të pranishëm, unë dhe Presidenti i Iranit, i pranishëm ishte dhe presidenti i Bangladeshit, Sheiku Hassin, nënkryetari i Indonezisë dhe kryeministri i Pakistanit. Vallë, kjo çështje a është kaq e thjeshtë?. Vriten qindra mijëra njerëz, vdesin vëllezërit tuaj muslimanë, por nuk ju intereson”, ka thënë Erdogan.