Erdogan kritikon SHBA-të, ka një mesazh për Trumpin

Erdogan kritikon SHBA-të, ka një mesazh për Trumpin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e saj ndaj Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), duke thënë se armët që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar në Siri “kanë përfunduar në Turqi”.

“Armët që u janë shpërndarë organizatave që luftojnë kundër Daesh [akronimit arabisht për Shtetin Islamik të Irakut dhe Levantit] në Siri dhe Irak janë përdorur në sulmet e PKK-së në Turqi”, tha Erdogan më 20 gusht, raporton gazeta turke Hurriyet.

“Ka më shumë se një mijë kamionë [me armë v.j] që kanë ardhur nga Iraku në Siri. Ato u dërguan tek organizatat terroriste në Siri. Tani ata thuhet se i përdorin ato në Siri. Pastaj, ato do t’i përdoren kundër Turqisë”, deklaroi Erdogan.

“Ne e kemi njoftuar Presidentin e SHBA, Donald Trump. Kemi kërkuar të dimë se ‘çfarë do të bëni me këto armë?’. Ne duam që ato armë të kthehen”, shtoi Erdogan. /Insajderi.com