Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi përdorimin në rritje të smartfonëve në vende të shenjta si Meka dhe Medina, duke argumentuar se teknologjia është “duke i shkëputur gra" />

Erdogan kritikon përdoruesit e telefonave të mençur gjatë lutjeve në Mekë

Erdogan kritikon përdoruesit e telefonave të mençur gjatë lutjeve në Mekë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi përdorimin në rritje të smartfonëve në vende të shenjta si Meka dhe Medina, duke argumentuar se teknologjia është “duke i shkëputur gradualisht njerëzit nga jeta”.

“Njerëzit po humbin kohën e tyre me telefonat e tyre edhe në Mekë, dhe në el-Masjid al-Nabawi në Medinë, në vend që të merren me veten me lutjet dhe meditimin. Për fat të keq, teknologjia, e cila është e nevojshme për të lehtësuar jetët tona, po na shkëput gradualisht nga jeta,” tha Erdogan në Kongresin e katërt ndërkombëtar të varësisë ndaj teknologjisë në Stamboll, organizuar nga shoqata e Gjysmëhënës së Gjelbërt të Turqisë.

“Bota jonë i takon edhe individëve që përpiqen të jetojnë një jetë pa teknologji, aq sa i përket atyre që presin me radhë për orë të tëra për të marrë modelin e ri të një marke telefonike… Çështja kryesore këtu është se si ne e kuptojmë teknologjinë dhe ku do ta vendosim atë në jetën tonë”, shtoi ai.

Erdogan u kërkoi gjithashtu vendimmarrësve, familjeve dhe edukatorëve “të mos heshtin” ndaj rrezikut të varësisë ndaj smartfonëve, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.

“Çdo ditë që ne nuk veprojmë, problemi do të rritet. Jo vetëm e tashmja jonë, por edhe e ardhmja jonë është gjithashtu nën kërcënim. Turqia është aktualisht në një gjendje më të mirë në lidhje me këtë çështje në krahasim me vendet e tjera, por kërcënimi po na afrohet si një ortek,” tha ai.

Presidenti gjithashtu theksoi se Turqia “nuk është teknofobe” dhe “nuk ka ndonjë problem me inovacionin, shkencën apo burimet e informacionit”.

“Ne nuk shohim se nga vijnë zhvillimet teknologjike dhe shkencore. Ne shohim se për çfarë qëllimi përdoren dhe si ndikojnë në jetën e njerëzve,” tha Erdogan.

Ai shtoi se teknologjia duhet të “mos jetë kundër natyrës së vendit”. Si rezultat, ai tha, myslimanët nuk mund të udhëheqin armët e shkatërrimit në masë, të tilla si bomba atomike ose raketa bërthamore, sepse kjo teknologji është “kundër mentalitetit myslimanë” dhe mendimi islam është përqendruar në “drejtësi, mëshirë dhe ndarje”.

“Ajo që duhet të kundërshtojmë është mentaliteti që legjitimon përdorimin e armëve të tilla kundër njerëzve të pafajshëm”, tha Erdogan.