Erdogan kërkon nga turqit që jetojnë në BE që të bëjnë nga 5 fëmijë

Erdogan kërkon nga turqit që jetojnë në BE që të bëjnë nga 5 fëmijë

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka kërkuar nga të gjithë turqit që jetojnë në Bashkimin Europianë që të bëjnë të paktën pesë fëmijë, duke thëë se ata janë e ardhshmja e kontinentit dhe se kjo do të ishte përgjigja më e mirë ndaj ‘padrejtësisë’ ndaj tyre.

“Jetoni në lagjet më të mira. Vozitni makinat më të mira. Jetoni në shtëpitë më të mira. Bëjini jo tre, por pesë fëmijë. Ju jeni e ardhmja e Europës. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë kundrejt padrejtësisë ndaj juve”, tha Erdogan.

Komentet u bënë në kohën kur Erdogan po kërkon votën për referendumin për ndryshim të Kushtetutës që do t’i jepte atij më shumë pushtet.