Erdogan “fut” xhamitë edhe në Serbi

Erdogan “fut” xhamitë edhe në Serbi

Serbia dhe Turqia do të ndërtojnë marrëdhënie gjithnjë e më të mira në të ardhmen dhe do të avancojnë bashkëpunimin ekonomik. Kështu kanë thënë sot presidentët serb dhe turk, Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët shtypi të martën në Beograd.

Qëllimi i vizitës së Erdoganit në Serbi u tha të jenë marrëveshjet ekonomike ndërmjet dy shteteve.

Por, Erdogan, i cili është kritikuar për rritjen e influencës islamike në disa shtete të Ballkanit, ka arritur që në njërën prej pikave të marrëveshjeve me kryeministrin e Serbisë, ta fus edhe një pikë për xhamitë dhe hamamet.

Mes Erdoganit dhe Vuçiqit u nënshkruan sot 12 marrëveshje ndërqeveritare në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, energjisë, urbanizmit dhe restaurimit, duke përfshirë edhe xhamitë e hamamet, raportojnë mediat serbe.

Të nesërmën, Erdogan do të vizitojë qytetin e Novi Pazarit në Serbi, ku jeton një shumicë boshnjake.  /Insajderi.com