Erdogan: Evropa dhe Amerika t’i shikojnë punët e veta

Erdogan: Evropa dhe Amerika t’i shikojnë punët e veta

Pas dështimit të pucçit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u ka thënë BE-së dhe SHBA-ve që “t’i shkojnë punët e veta”, shkruan “Sky News”.

Nga tentimi i puçit janë arrestuar një numër i madh i civilëve, ushtarëve, zyrtarëve shtetëror, arsimtarëve, kurse janë mbyllur qindra shkolla, gazeta, portale dhe stacione televizive.

Erdogan ka thënë se do të ndërmerr masa të nevojshme në mënyrë që Turqia të përballet me ata që i ngritën kurth, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Erdogani gjithashtu ka thënë se do të hedh poshtë paditë kundër qindra individëve të cilët e kishin fyer.

“Thonë se janë të brengosur. Shikoni punët tuaja. Shikoni veprat tuaja”, ka qenë mesazhi i Erdoganit për Perëndimin pas tentim puçit.

Ai po ashtu është ankuar se asnjë zyrtar i Perëndimit nuk e ka vizituar Turqinë që nga ngjarjet e 15 korrikut.

“Askush nuk erdhi që të na ofroj mbështetje, as nga BE-ja, e as nga Perëndimi. Atëherë po thonë se Erdogani është i zemëruar. Ato shtete apo lider që nuk janë të brengosur për shkak të demokracisë turke, për njerëzit, të ardhmen, kurse janë të brengosur për jetën e puçistëve nuk mund të jenë miqtë tanë”, ka thënë presidenti turk, transmeton lajmi.net.

Erdogan e ka kritikuar Amerikën, duke theksuar se nuk kanë qëndruar fuqishëm kundër tentim puçit ku u vranë më shumë se 200 njerëz.

Që nga 15 korriku janë arrestuar më shumë se 18 mijë njerëz, kurse më pas 3500 janë liruar.