Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

Era në Kampionat Botëror, Dua në Ligën e Kampionëve e Rita në UEFA – çikat, imazhi i Kosovës në botë

Të gjithë janë njohur tashmë me suksesin e padiskutueshëm të shqiptarëve në Evropë dhe kudo në botë.

Rita Ora, Dua Lipa e Majlinda Kelmendi e Era Istrefi janë ambasadoret më të mira të Kosovës.

Ato kanë bërë krenarë shqiptarët me suksese e tyre të vazhdueshme, ndërsa shkëlqimi më i fundit ishte ai i artistes kosovare Era Istrefi, e cila u zgjodh si interpretuesja e himnit për Kampionatit Botëror të Futbollit që mbahet në Rusi.

Dua Lipa në anën tjetër do të bëjë hapjen e ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve, e cila mbahet në Kiev të Ukrainës.

Këtu nuk mund të harrojmë as Rita Orën, e cila iu bashkua UEFA-s për të promovuar futbollin për vajzat në Evropë.

Një fotografi e ngjashme me sloganin “Bac çikat na e zbardhen fytyrën” ishte publikuar nga faqja “Image of Kosovo” për 10 vjetorin e Pavarësisë, ku të përfshira ishin Rita Ora, Dua Lipa dhe xhudistja Majlinda Kelmendi. /Telegrafi