Era Istrefi rikthehet në top-listën e Billboard

Era Istrefi rikthehet në top-listën e Billboard

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, pas publikimit të këngës së saj të parë për tregun botërorë, nën petkun e Ultra Music, po vazhdon të shikojë suksesin e këngës.

Era, në garën Hot Dance/Electronic është radhitur e 45-ta me këngën e saj “Redrum” së bashku me Felix Snow. Kjo është hyrja e dytë e Era Istrefit, shqiptares nga Kosova siç i është referuar edhe Billbord, pas zënies së vendit të 13-të në korrik të vitit të kaluar me këngën “Bonbon”.

“Redrum” deri tani ka mbi 8 milionë klikime, kurse 1 mijë shkarkime të shitura. Billboard, përveç se ka shkruar për Era Istrefin, ka shkruar edhe për producentin Giorgio Moroder i cili ka hyrë për herë të parë në toplistën Dance/Mix Show Airplay duke u radhitur në venin 32 me këngën “Good for Me”.

Gjersa një pjesë të tekstit i ka kushtuar edhe Yellow Claw i cili qëndron katër pozita më lartë së Era. Ai në tabelën e toplistës për Hot Dance/Electronic është radhitur në vendin e 41-të.