Era Istrefi publikon prapaskenat e videoklipit të ri

Era Istrefi publikon prapaskenat e videoklipit të ri

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar prapaskenat e videoklipit te shumë pritur i cili pritet të vijë premierë ditën e premte.

“Redrum”, titullohet projekti i ri i Era Istrefit i cili po vjen pas këngës “Bon Bon”, e cila i solli famën ndërkombëtare artistes kosovare.

“Redrum”, është këngë e zhanrit baladë, e cila vjen në bashkëpunim me Felix Snow, një nga producentët më të njohur botëror i cili ka punuar edhe këngën.

Nga pamjet që shihen në këtë video, duket se Era do të vijë sërish me një stil unik në këtë klip, për të cilin është angazhuar regjisorja me famë botërore Millicent Hailes.