Era Istrefi komenton videon e këngëtares së njohur serbe [Foto]

26.03.2017 16:27
Era Istrefi komenton videon e këngëtares së njohur serbe [Foto]

Rrjetet sociale pa pikë dyshimi mund të themi se po luajnë një rol mjaft të mirë të ‘urës’ lidhëse mes kulturave të popujve të ndryshëm.

‘Hajrin’ në këtë aspekt duket se po ia sheh edhe super ylli shqiptar, Era Istrefi, e cila duket se ka krijuar miqësi edhe me pop yllin serb, Jelena Karleuska, shkruan Prive.

Dyshja jo pak herë komplimentojnë njëra tjetrën mbi aktivitet e tyre teksa radha këtë herë ishte për Erën e cila komentoi një performancë të këngëtares fqinje në rrjetin social Instagram.

Duket se raportet politike dhe e kaluara mes dy shteteve nuk përbën aspak problem për dyshen të cilat muzikën e shohin si diçka të shenjtë dhe bashkuese mes dy popujve të cilët nuk është se shquhen për raporte aq të mira mes vete.