Era Istrefi kishte refuzuar para të majme që ta këndoj “Bonbon” në anglisht

Era Istrefi kishte refuzuar para të majme që ta këndoj “Bonbon” në anglisht

Menaxheri i këngëtares Era Istrefi që së fundmi u bë ndërkombëtarisht e famshme, Faton Shoshi, ka thënë se këngëtarja e hitit “bonbon” ka refuzuar një ofertë të majme parash që ta këndoj atë këngë në gjuhën angleze.

“Kemi pasur ofertë të majme që ta heqim këngën ‘bonbon’ në gjuhën shqipe dhe ta bëjmë në gjuhën angleze, por Era ka insistuar që për asnjë çmim të mos e heq versionin në gjuhën shqipe”, ka thënë Shoshi në emisionin “NIN”.

Lexoni edhe historinë e rrugëtimit të Era Istrefit drejt skenës ndërkombëtare:

Dy leksionet e Era Istrefit për skenën e muzikës shqiptare

Era Istrefi nënshkroi një kontratë milionëshe me “Ultra Sony Music” një nga shtëpitë më të famshme diskografike në Amerikë.

Kjo shtëpi diskografike, së paku ka arritur që videon e këngës “bonbon” ta heq nga kanali i kompanisë “Nesër” në Youtube duke e vendosur në kanalin  e tyre “Ultra”./Insajderi.com