Era Istrefi kalon Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

13.03.2017 20:19
Era Istrefi kalon Bebe Rexhën dhe Dua Lipën

Nga tri këngëtaret shqiptare me famë botërore, Era Istrefi,  Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat së fundmi kanë publikuar këngët e reja, Era është më e pëlqyera.

Era Istrefi me këngën ‘Redrum’ kalon Duan,  edhe pse këngën e saj e ka publikuar dy ditë pas Duas.

“Redrum” ka mbi  9 milionë, ndërsa Dua me videospotin e saj të ri “Thinking about you” ka arritur pak më shumë se 2 milionë klikime.

Për këtë sukses ka shkruar edhe vet këngëtarja e cila u bë e famshme ndërkombëtarisht me këngën “Bonbon”.

Ajo shkroi në Instagram se klikimet në këngën e saj po shtohen çdo ditë, nga 1 milion.

Kësisoj Era është shumë para edhe këngëtares tjetër shqiptare, Bebe Rexha, e cila ka lansuar këngën e re “ F.F.F – Fuck Fake Friends”.

Kënga u publikua katër ditë më parë dhe ka afro 2 milion klikime.

Megjithatë, Bebe dhe Dua, ani pse jo më të klikuara se Era, tani janë duke mbajtur turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Insajderi.com