Eqrem Basha fitues i çmimit “Azem Shkreli”

Eqrem Basha fitues i çmimit “Azem Shkreli”

Eqrem Basha është fitues i çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

Ky çmim dhe çmime tjera janë ndarë sot nga Ministria e Kulturës me një ceremoni e organizuar në ambientet e kësaj Ministrie.

Laureati i çmimit kryesor që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar pas marrjes së çmimi tha ndihet krenar që sot ka marrë këtë çmim që mban emrin e njeriut që ka pasur vlera të patjetërsueshme me anë të veprave të tij.

“Ky është një nder i madh për mua – ta pranoj çmimin që mban emrin e njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar”, ka thwnw Basha.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe disa çmime tjera si ai “Ali Podrimja” të cilën e rrëmbyen Demë Topalli për librin e tij “Sytë që dijnë me pa” dhe   Abdullah Zeneli me veprën “Vetmia e mermertë”.

Përveç çmimit “Azem Shkreli” dhe “Ali Podrimja” sot u nda edhe çmimi vjetor letrar për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit Vehbi Kikaj.

Ky çmim iu nda shkrimtares Fatmire Duraku për librin “Dea dhe kërriçi i vetmuar”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nda edhe çmimi vjetor letrar për prozë “ Anton Pashku” i cili iu dha Majlinda Bregasit me romanin “Ikje”, çmimi vjetor letrar për kritikë “Ibrahim Rugova” iu dha Gëzim Aliut për studimin “ Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, retorika e tekstit dhe narracioni” ndërsa  çmimi letrar për përkthim “ Pjetër Bogdani” iu dha Arben Atashit për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të autorit Ralf Rothman./Insajderi.com