Enver Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi është liruar

Enver Hoxhaj thotë se Nehat Thaqi është liruar

Nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Thaqi shumë shpejt do të kthehet në shtëpi.

“Sapo më është konfirmuar lajmi se Nënkoloneli Nehat Thaqi është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe shumë shpejt do ti bashkohet familjes”, ka thënë Hoxhaj në një prononcim për Gazetën Express.