Enver Hasani nuk e merr vesh shkrimin e Hivzi Islamit

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, thotë ta ketë lexuar shkrimin e Akademik Hivzi Islamit, por asgjë nuk e kishte marrë vesh.

Enver Hasani nuk e merr vesh shkrimin e Hivzi Islamit

“Sot në portalet tuaja lexova një shkrim të Hivzi Islami dhe nuk morra vesh asgjë. Po fliste për Preshevën dhe për mua. Të dhënat për Preshevën nuk di nëse janë të sakta, sepse ishin marrë nga ËIKIPEDIA në gjuhën serbe (“Presevo”, në alfabetin cirilik)”, ka shkruar Enver Hasani në sqarimin e tij.

Madje, Hasani habitet pse emri i tij është lidhur me temën për të cilën ka shkruar Akademik Hivzi Islami.

“Shkrim i gjatë shumë! E lexova për të shuar kurreshtjen. Nuk kuptova, megjithatë, pse duhet që emri im të lidhet me këtë temë. Nuk më kujtohet të kem shkruar për Preshevën në konteksitn e caktimit të kufijve ndërkombëtar?! Çdo gjë që kam shkruar, e kam botuar dhe e kam bërë publik!”, ka përfunduar sqarimin profesori Enver Hasani.

Sqarimi i tij vjen pas një shkrimi të cilin e ka publikuar sot kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, Hivzi Islami, i cili ka thënë se nuk janë të vërteta pohimet e profesorit Enver Hasani, i cili ka thënë se Presheva është këmbyer me komunën e Leposaviqit./Insajderi.com

Hivzi Islami i thotë Enver Hasanit se Presheva nuk u dha si këmbim për Leposaviqin